Në një intervistë në Opinion me gazetarin Blendi Fevziu, mjeku imunolog Genc Sulçebe, ka dhënë disa detaje mbi reagimin e sistemit tonë imunitar pas infektimit nga virusi. Sipas doktorit, kemi të bëjmë me një virus pak të njohur, sjelljet e të cilit ndryshojnë në varësi të popullatës.
Genc Sulçebe: Duhet të kemi parasysh që edhe përgjigja imunitare ndryshon nga popullata në popullatë. Struktura gjenetike e jona është e ngjashme me atë të popujve fqinjë, grekë, bullgarë, dhe ndryshon nga struktura e popullit kinez apo Italisë së Veriut.
Fevziu: Do ta kalojmë më lehtë?
Genc Sulçebe: Derisa jemi të ndryshëm shpresoj që do ta kalojmë më lehtë, jo me rëndë. Ky ndryshon komplet nga virusi i gripit, që kap moshat më të vogla. Moshat më të prekura janë mbi 50 vjeç. Kini parasyh që mosha mesatare e të vde kurve është mbi 80 vjeç.
Fevziu: A rrezikojnë moshat e reja që kanë probleme dytësore?
Genc Sulçebe: Sipas të dhënave nga Kina rezultojnë që moshat e reja preken më pak.
Fevziu: Pse nuk gjendet antitrupi?
Genc Sulçebe: Shpresojmë që para dimrit të ardhshëm të jetë një vak sinë. Sipas doktorit të njohur, rreth 34% e popullatës e kalojnë këtë virus pa asnjë shenjë, 80% në mënyrë shumë të lehtë dhe vetëm 4 % do të kërkojnë hospitalizim.
“Është një problem serioz, që ne duhet të krijojmë imunitet dhe që të krijojmë imunitet duhet të infektohet 50% e popullatës. Ne duhet ta vonojmë këtë virus dhe t’i japim kohë”, tha mjeku.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për efektet e Ibuprofenit, për të cilin deri tani thuhet se ka patur ndikim negativ, doktori tha:
“Ibupforëfeni është anti – ifnflamtor dhe pegnon reaksionin imunitar. Inflamacioni dhe temperatura janë reagim imuntar. Po kështu edhe kortizonikët nuk duhen përdorur. Pa panik, të gjithë ne mund ta kemi marr virusin. Të rrimë në shtëpi, të kontollojmë veten tonë. Qetësia, ushqimi i ekuilibruar janë faktorë shumë të rëndësishëm për sistemin imunitar. Paniku e ul sistemin imunitar dhe pengon reagimin e sistemit për të luftuar virusin”.
I pyetur nëse duhet përdorur paracetamol për temperaturën, doktor Sulçebe tha: Paracetamoli ul temperaturën, por kini parasysh që temperatura është reagim imunitar. 80% do ta kalojnë me simptoma shumë të lehta.
Në vijim, mjeku imunolog u shpreh se gjinia femërore është më e mbrojtur, ndërkohë që gjinia mashkullore dhe mosha mbi 50 vjeç, janë faktorë rrisku që rriten me rritjen e moshës./Opinion/