Bashkia e Shkodrës vazhdon punën në territor për dezinfektimin e ambienteve të hapura publike dhe institucioneve në territorin e saj. Në vëmendje të veçantë ka qenë sot Pedonalja e Molos por edhe zona turistike e Shirokës.
Po ashtu, ka vijuar dezinfektimi edhe i unazave të qytetit por edhe rrugët, sheshet e trotuaret e brendshme të qytetit. Sipas planit të veprimit, kjo procedurë do të vazhdojë pa ndërprerje si një masë e rëndësishme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Bashkia e Shkodrës përsërit thirrjen për të gjithë banorët: Higjienë maksimale për vete, familjarët dhe të afërmit, kufizim i lëvizjeve të panevojshme sidomos për moshat e tjera, ajrosje e ambienteve të shtëpive sa më shumë të jetë e mundur. Në rast të simptomave si kollë, temperaturë e vështirësi në frymëmarrje, të telefonohet menjëherë numri 127. /Postuar nga Bashkia Shkodër në faqen zyrtare në Facebook/