Çfarë po ndodh apo ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Shkodrës? Pyetja është normale pas kerkesës publike të Sindikatës eë Pavarur të Punonjësve të Sistemit Shendetësor, Dega Shkodër për testim për virus të personelit shendetësor. Madje, Sindikata e ka bërë publike kërkesën e saj edhe në rrjete sociale, ndërsa nesër pritet të dalë para mediave për këtë çeshtje edhe kryetari i BSPSH Shkodër Albert Tukaj.
“Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Punonjesve te Sistemit Shendetesor Dega Shkoder i ben thirrje Ministrise se Shendetesise te beje testime per Co vid- 19 ne personelin shendetesor te Spitalit Rajonal Shkoder sidomos ne personelin e vijes se pare te cilet jane personat me te ekspozuar ndaj ketij virusi. Me respekt, Per Punonjesit e Sistemit Shendetesor, Paolo Kaceri”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate. Është thjeshtë për çeshtje sigurie apo kjo sindikatë ka informacione të tjera për koronavirusin në Shkodër, kjo mbetet për tu parë. Edhe pse zyrtarisht sipas Ministrisë së Shëndetësisë në qarkun e Shkodrëa nuk ka asnjë rast me këtë virus. /ShkodraWeb Media/