Kryeministri i vendit e ka nisur ditën sot me një video nga spitali ku lind jeta. Duke postuar pamje nga puna që bëhet në maternitet, ku vijnë në jetë foshnjet, ndërkohë që jashtë është shtetrrethim dhe situatë emergjente për shkak të virusit, Rama uron të gjithë shqiptarët për një ditë të lehtë.
“MIRËMËNGJES! Uroj një ditë të lehtë për ju të gjithë me pamjet frymëzuese të spitalit ku lind jeta”- shkruan Rama, bashkëngjitur videos që mund ta shihni më poshtë.