Banka e Shqipërisë ka vendosur sot të ulë normën bazë të interesit. Të dhënat i bëri me dije sot në një konferencë për mediat Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko.
“Këshilli Mbikqyrës i BSH vendosi sot të ulë normën bazë të interesit nga 1 % në 0.5%, të ulë normën e kredisë nga 1.9 në 0.9% dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitave një ditore në nivelin e 0.1 %”.
Sipas Sejkos, pandemia e korona virusit është sfidë për ekonominë dhe sektorin tonë financiar dhe do ketë ndikim të dyfishtë. Sejko nënvizoi se ulja e normës së interesit lehtëson presionin mbi bilancet financiare të operatorëve ekonomikë duke u dhënë kohë e frymëmarrje për përballimin e goditjes nga pandemia.