Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara qysh në vitin 2002, pasi kërkesa për naftë të papërpunuar është zvogëluar, për shkak të pandemisë. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, ka rënë në 23.03 dollarë për fuçi të hënën, gjë që paraqet nivelin më të ulët qysh në nëntor të vitit 2002. Çmimi ka rënë më shumë se për gjysmë gjatë muajit të kaluar, pasi kompanitë e kanë zvogëluar ose ndërprerë prodhimin e naftës.
Kësaj i ka kontribuuar edhe një mosmarrëveshje midis Arabisë Saudite dhe Rusisë, pasi Riadi ka dështuar ta bindë Moskën për zvogëlim të prodhimit. Arabia Saudite, udhëheqëse “de facto” e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, është pajtuar me vendet e tjera të këtij grupi që të ulin prodhimin.
Kërkesat për naftë kanë rënë pasi shumë vende të botës janë izoluar për shkak të pandemisë së virusit, duke ndërprerë një pjesë të madhe të trafikut ajror dhe rrugor. /REL/