Dy rastet e dyshuara si të infektuar me virus në Malësinë e Madhe, rezultojnë negative. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni i Mbrojtjes Civile për Qarkun Shkodër para pak minutave. Ndërkohë, pritet të merret një përgjigje nga ISHP për 17 mostrat e dërguara në Tiranë nga Bashkia e Shkodrës. Ditën e djeshme u dërguan në total për analiza 19 teste, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur asnjë rast nga Shkodra. Në total, numri i të infektuarëve deri tani është 43 ndërsa një person ka ndërruar jetë.
Në nivel kombëtar, numri i të infektuarëve është 383, ndërsa pritet dalja e zakonshme e Ministrisë së Shendetësisë për 24 orët e fundit. Shpresojmë që edhe përgjigjet për Bashkinë e Shkodrës të rezultojnë të gjitha negative. /ShkodraWeb Media/