Një tjetër lajm i mirë vjen nga Spitali Infektiv. Mësohet se një paciente 84 vjece ka lënë sot spitalin, pasi ka fituar betejën me virusin. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ Manastirliu thekson se 8 pacientë janë kthyer në shtëpi këto 24 orët e fundit.
“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga ?#COVID19? 8️⃣ pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit ✅. Deri tani 1️⃣5️⃣4️⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19❗️”, shkruan Manastirliu.