Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë këtë mbrëmje në terren. Basha është takuar me disa efektivë policie, pranë fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në kryeqytet. Kryedemokrati ka përshëndetur efektivët të cilët janë krye të detyrës, ndërkohë që u ka dhënë atyre kurajo.
Gjatë mbrëmjes së sotme gjatë një interviste televizive, Basha kërkoi që edhe policëve tu jepet shpërblim për punën gjatë kësaj periudhe. Policët janë po ashtu më të rrezikuarit nga lufta me Covid-19 pasi janë çdo ditë në terren dhe në kontakte me qytetarët.