Kryeministri Edi Rama njofton se vijon operacioni humanitar në mbarë vendin nga Forcat e Ushtrisë dhe autoritetet lokale. Duke publikuar pamje të këtij operacioni, kreu i qeverisë thekson se Forcat e Ushtrisë po kujdesen që të prekurve nga tërmeti të mos u mungojë mbështetja në këtë vështirësi të dyfishtë të përhapjes së korona virusit.
“#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤
?FORCAT E ARMATOSURA KUJDESEN VIJIMËSISHT QË TË PREKURVE NGA TËRMETI TË MOS U MUNGOJË MBËSHTETJA NË KËTË VËSHTIRËSI TË DYFISHTË.
#njëAtdhe ?? #njëFamilje”, shkruan Rama.