Pas ekzekutimit të 24-vjeçarit shqiptar me dy plumba në Itali, vjen dëshmia e shokut të tij e cili bashkë me të në vendin e ngjarjes. Mediat italiane raportojnë se pasi është marrë në pyetje nga policia, i riu shqiptar rrëfehu se ata duke ndenjur në një makinë para një lokali nate në Brianza, pranë rrugës Milano-Meda.
‘Corriere’ shkruan se shqiptari kishte dëshmuar se: Një makinë u afrua dhe nga aty zbriti një burrë, që iu afrua makinës tonë dhe qëlloi me dy plumba (në gjoks) ndaj shokut tim, Më pas iku me vrap”, është shprehur për policinë shoku i viktimës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm në Monza të Italisë, ndërsa shqiptari vdiq në spital. Deri më tani nuk bëhet i ditur identiteti i tij dhe i shokut të tij shqiptar. Sakaq, referuar burimeve policore shkruan se dy të rinjtë nuk janë emra të skeduar. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.