Është një atentat terrorist shpërthimi në metron e Londrës që solli disa të plagosur në stacionin e Parsons Green. Këtë gjë e ka deklaruar Scotland Yard, shërbimi policor metropolitan. Shpërthimi, i cili shkaktoi një zjarr, nisi nga një kovë e bardhë e braktisur në një nga vagonët e trenit të nëndhshëm. Policia, zjarrfikësit dhe ambulancat ndërhynë në vendin e ngjarjes.
Kryeministrja britaniek Theresa May ka thirrur në një takim urgjent në orën 12:00 mbledhjen e Cobra-s, komiteti i krizës i qeverisë britanike.
Janë të paktën 20 personat e mbetur të plagosur nga shpërthimi në metro. Kështu shkruan Daily Mail. Bomba që shpërtheu në metronë e Londrës jug-perëndimore ishte një eksploziv i ndërtuar në mënyrë artizanale. Nga fotografitë e shpërndara në rrjet shihet një qese plastike me në brendësi një kontejner të bardhë dhe ende me disa flakë mbi të.
Scotland Yard, shërbimi i policisë londineze tha se ngjarja në metronë e Londrës është një rast terrorizmi. Policia e kryeqytetit britanik e ka bërë të ditur me anë të Tëitter-it dhe se po heton komanda e Anti-terrorizmit. Zjarrfikësit në Londër po evakuojnë një tren nëntokësor të ndalur dhe të vendosur në një vend të ngritur të rrugës pranë stacionit të Parson Green. Një video e operacionit tregon udhëtarët që ecin përgjatë binarëve. /balkanweb/