Sot ne terren kane zbarkuar efektive te policise qe do te beje monitorimin e zbatimit te rregullave te vendosura, qofte per levizjen pa autorizim te pensionisteve deri ne oren 08:30 e po ashtu edhe te automjeteve. Me gjithe lehtesimin, nuk do te tolerohet grumbullimi, ulja neper parqe e lulishte, apo levizje e me shume se dy personave bashke. Kreu i qeverise ka postuar edhe nje video me pergatitjet qe po ben policia ne keto zona.
*Qytetarët e zonave të gjelbërta do të kenë një mundësi të re, po edhe përgjegjësinë e re që të mbrojnë veten e të tjerët, në kushtet e një lehtësimi të madh krahasuar me pjesën tjetër të vendit!”- thekson ai.
Nderkohe qe kreu i Policise se Shtetit, Ardi Veliu, kerkon bashkepunimin e qytetareve qe keto zona te vijojne te mbeten larg koronavirusit.
“Mbas vendimit të marrë nga Komitetin Ndërministror për lehtësimin e masave dhe ndarjen e disa zonave të gjelberta si Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd. Sot jemi duke inspektuar veprimet konkrete nga dita e hënë nga Policia. Këtu është ndërtuar pika kontrolli që do të qarkullojnë në këto zona dhe do të ndalohet qarkullimi me zonat e kuqe”- tha ai.