Komisioni i Mbrojtjes Civile të Qarkut Shkodër, në raportin e tij për mediat, bën me dije se sot nuk ka raste të reja me Covid-19, strukturat e NJVKSH në të gjithë territorin e Qarkut, ndërkohe kanë vijuar punën për zbatimin e masave për monitorimin e situatës epidemike nga Covid-19.
Gjatë ditës së sotme janë kthyer përgjigjë nga ISHP për një pjesë të 28 mostrave të dërguara dje të cilat kanë dalë negative. Jemi në pritje të përgjigjes për pjesën tjetër të mostrave.
Gjatë 24-orëve të fundit kanë hyrë në PKK, Hani i Hotit,:
• Në Total, 142 shtetas, prej të cilëve:
• Të kthyer ne vetëkarantinim, 11 shtetas.
• Drejtues mjetesh, rreth 34 shtetas.
• Drejtues mjetesh të huaja 108 shtetas.
• Me dt.24.04.20202, rreth orës 20.00, kanë hyrë në pikën e H.Hotit, rreth 11 persona, të cilët janë kontrolluar nga NJVKSH e Malësi e Madhe dhe janë shoqëruar deri në ambientet e Konviktit “Luigj Gurakuqi”, ku janë akomoduar dhe do ti nënshtrohen karantinës 14 ditore.
29 shtetasit që janë të akomoduar, u janë ushtruar kontrolleve nga strukturat e shëndetësore, konstatohet se situata epidemiologjike e tyre është e qetë, pa simptoma të semundjes covid-19.
Gjatë ditës sotme kemi 2 paciente që janë shëruar plotësisht dhe kanë dalë nga spitalit Covid-19- Tiranë.
Nga Ddrejtoria e Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 33 vizita të urgjencës, jane marrë 3 mostra te dyshuar për covid-19.
a. NJVKSH, Puke dhe Fushe Arrëz, Informohemi se nuk asnje vatër covid-19, nuk ka asnje rast pozitiv, ndërsa gjendja shendetesore e 4 pacienteve të shëruar nga Covid-19 është e mirë. Nuk ka asnjë telefonatë të kryer në drejtim të 127. Vijon dezinfektimi i mjediseve dhe objekteve të institucioneve. Vijon hetimi epidemiologjik, dhe mbikqyret respektimi i karantinimit, situata është e qëndrueshme dhe nën kontrollin e strukturave shëndetësore të Bashkisë Pukë. Janë dhënë rreth 87 konsulta online për të semurët në shtepi
b. NJVKSH, Malësi e Madhe : Informohemi se nuk ka rast të ri pozitiv në Bashkinë M.Madhe, ndërkohe nuk është marrë asnjë tampon i dyshuar.
Rep.Usht.nr.1010, Vau Dejes, vazhdon ruajtjen e shtetasve që ndodhen në ambientet e akomodimit të Konviktit në Univerisitetin “Luigj Gurakuqi”. Aktualisht janë 29 shtetas, mes të cilëve kemi edhe 2 familje.