Deputeti i “opozitës së re” në Kuvend Lefter Maliqi, bën thirrje për revolucion demokratik. Në një publikim në faqen e tij në “Facebook”, Maliqi duke rikujtuar vargjet e Fan Nolit, shkruan se durimi ka kufi dhe ai ka përfunduar. Ai iu bën thirrje socialistëve, demokratëve, opozitarëve e qytetarëve të zhgënjyer për një ringritje për drejtësi, demokraci e liri. “Qeveria dhe Parlamenti janë tuajat, zbrazini nga hajdutët, të korruptuarit, analfabetët, të ligët dhe i mbushni me intelektualë, profesionistë, të ndershëm” thotë ai.
POSTIMI I LEFTER MALIQIT
Rend o Rend o Maratonomak
Rend dhe u thuaj se durimi ka kufi, ai ka kohë që ka përfunduar. Zemra e burrërisë shqiptare po vibron për revansh ndaj atij që e nëpërkëmbi. Panikut, ter rorit, nënshtrimit, përbuzjes, mashtrimit, varfërisë, kri mit, shpopullimit, korrupsionit, aktrimit po i vjen fundi.
Të dashur socialistë të zhgënjyer, demokratë, opozitarë dhe qytetarë, pas kësaj situate të vështirë që po kaloni duhet ringritje për drejtësi për demokraci për liri. Unë do jem me ju , njëri prej jush. Qeveria dhe Parlamenti janë tuajat, na qeverisni ju me fuqinë tuaj te zemrës dhe votës. Zbrazini nga hajdutët, të korruptuarit, analfabetët, të ligët dhe i mbushni me intelektualë, profesionistë, të ndershëm.
Dezifektoni Kryeministrinë, Parlamentin, Institucionet, Bashkitë. Fuqia juaj mposht çdo armik të dukshëm dhe të padukshëm. Revolucioni Demokratik është domosdoshmëri.