Kryetari i Federatës Pan Shqiptare në SHBA “Vatra”, Elmi Berisha, uron 108-vjetorin e shoqatës që ai drejton, me një mesazh prekës nga Amerika. Berisha kujton disa nga veprat e mëdha që ka bërë Federata “Vatra”, që nga formimi i shtetit shqiptar, e deri te formimi i shtetit më të ri shqiptar, Kosovës.
Mes të tjerash, ai kujton me disa fjalë prekëse edhe ish-kryetarët e “Vatrës”, një pjesë e të cilëve humbën jetën nëpër burgjet famëkeqe shqiptare dhe që sot nuk ju gjenden as eshtrat.
Mesazhi i Plotë:
VATRA 108 VJET- MESAZH URIMI I KRYETARIT TË VATRËS Z. ELMI BERISHA
-Urim i përzemërt për 108 vjetorin e themelimit të Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “VATRA”, nga kryetari i saj Z. Elmi Berisha!
Të dashur vatranë;
Të nderuar bashkatdhetarë;
Sot është nje ditë shumë e veçantë për Shqiptarët e Amerikës, dhe të gjithë mergatën shqiptare të kudondodhur, por edhe për vendin e origjinës prej nga vijnë shqiptarët në Ballkan.
Sot, 108 vite më parë u lind shkëndija e parë, shpresa dhe dëshira e fuqishme e Shqiptarëve të Amerikës me në krye Fan Nolin dhe Faik Konicën me bashkëpunëtorët e tyre për të krijuar Federatën Pan Shqiptare të Amerikës me emrin e ngrohtë “VATRA”, e cila do i shërbente me përkushtim Kombëtar nevojave dhe interesave të shqiptarëve, që nga pragu i Pavarësisë (7 muaj para se të shpallej Shqipëria e Pavarur) deri në ditët e sotme.
Themeluesit e formuan Vatrën me një qëllim të vetëm; për të bashkuar forcat intelektuale, fuqitë materiale dhe njerëzore kombëtare për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë dhe kombit shqiptar në përgjegjësi.
Me shumë mund e sakrifica ia arritën të mbrojnë interesin kombëtar dhe mbi të gjitha të mbrojnë kufinjtë e Shqipërisë. Për 108 vite më radhë Vatra nuk ndaloi së punuari dhe asnjëherë nuk rreshti duke i dalë për Zot shqiptarëve të kudo ndodhur. Vatra ishte suporti kryesor në formimin e shtetit të parë shqiptar dhe vazhdoi me kontributin e saj në të gjitha proçeset e ndërtimit të shtetit shqiptar në 108 vite ekzistencë. Gjithashtu Vatra dha një kontribut tejet të vyer edhe në formimin e shtetit më të ri në botë, ” Kosovës” që sot gëzon lirinë dhe pavarësinë e saj.
– Unë, uroj nga zemra që Vatra të këtë jetëgjatësi me qindra e qindra vite tjera dhe asnjëherë të mos të shuhet ngrohja e këtij dielli, që ngroh zemrat dhe trojet e çdo shqiptari të kudondodhur.
Në këtë ditë të veçantë në kalendarin e Historisë Kombëtare ne vatranët e sotëm nderojmë themeluesit e Federatës dhe përulemi me respekt të thellë për dëshmorët antikomunist të Vatrës: Sot është ditëvde kja njërit prej bashkëthemeluesëve të Vatrës, e patriotit Kristo Kirka, i cili vd iq në burgun famkeq të Burrelit dhe sot nuk i janë gjetur eshtrat! I përjetshëm kujtimi i atdhetarit.
Po ashtu përulemi me respekt për ish kryetarin e Vatrës Kolë Tromara, Menaxherin e Diellit dhe komandantin e Trupave Vullnetare të Vatrës, që lanë Amerikën për të mbrojtë Shqipërinë nga fqinjët e jugut-Aqif Përmeti, Editorin e Diellit Bahri Omari, të tre të pushk atuar nga diktatura komuniste.
Përulemi para vuajtjeve në burgjet e diktaturës të Kryetarit të Vatrës dhe Editorit të Diellit Aqile Tasi, Koço Kota, Kolë Rodhja, ish editorit të Diellit Andon Frashëri, të vatranit që udhëhoqi fushatën e Shpëtimit të Shqiëprisë, por që u shua në qelitë e hetuesisë Ali Kuçi, e shumë vatranëve të tjerë, që shkuan të bënin Shqipërinë. I përjetshëm Kujtimi i Tyre!
Respekt dhe Mirënjohje për të gjithë brezat që kanë punuar prej 108 vitesh në radhët e Vatrës.
Nderim për kryetarët e saj!
Urime të përzemërta në 108 – vjetorin Vatrës, shqiptarëve të Amerikës dhe gjithë shqiptarëve nëpër botë!
Vatranë, ta gëzojmë FESTËN e Themelimit të VATRËS!
GEZUAR!