Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u ka dhënë shpjegime disa pyetje të maturantëve në lidhje me zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore. Ajo është pyetur edhe nëse do të festohet mbrëmja e maturës.
Disa nga pyetjet dhe përgjigjet:
Çfarë përmban provimi i maturës?
Shahini: Nga data 4 maj, Rezarta Vrapi, drejtore e qendrës së shërbimeve arsimore, çdo ditë do t’ju informojë për detaje të ndryshme të provimit të maturës. Jo vetëm për përmbajtjen e testit por edhe për elementë të administrimit.
Kam frikë të kthehem në shkollë?
Shahini: Kthimi në shkollë nuk është i detyrueshëm. Ne po i hapim shkollat për maturantët pasi ju keni kërkuar të keni konsultime. Nëse e ndjeni se mund ta bënin provimin e maturës pas konsulencë mund të përgatiteni në shtëpi por duhet të njoftoni drejtorin e shkollës paralelisht”.
Jam jashtë vendit, a mund të kthehem për datën 18 maj.
Shahini: Më datë 11 maj, është e mundur të merret një vendim për hapjen e kufijve. Nëse nuk do të ketë një vendim do të merremi me ju individualisht.
A do të ketë mbrëmje të maturës si vjet?
Shahini: Fatkeqësisht jo!