Eshte zhvilluar sot ne Sallen Illyricum te Kuvendit Franceskan Gjuhadol ne Shkoder aktiviteti shkencor kushtuar At Zef Pellumbi, me rastin e 10 vjetorit te ndarjes nga jeta tokesore. Me kete rast organizatoret kane bere promovimin e vepres se plote te At Zef Pllumit, ndersa disa shkrime do te botohen per here te pare, sic eshte libri “Saga e femijnise, dhjete vjet liri”. Pershendetja e rastit eshte bere nga Imzot Angelo Massafra- arqipeshkev i dioqezes Shkoder- Pult, provinciali At Aurel Gjerkaj OFM, foli mbi vepren e jeten e At Zef Pllumit ndersa kane referuar figura te kalibrit te Sabri Hamiti, Aurel Plasari, Aljula Jubani, Persida Asllani, Evalda Paci, Mark Marku, Keda Kaceli, Ledri Kurti dhe At Vitor Demaj OFM. 10 vjet me pare do te ndahej nga jeta tokesore At Zef Pllumi, nje nga personalitetet me te shquara te kishes katolike qe i mbijetuan kalvarit komunist 50 vjecar ne Shqiperi. Vepra e tij ka vlera unikale, te cilat nga viti ne vit, nga brezi ne brez rriten. /Gjon Gjeka per ShkodraWeb/