Dashi
Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë që të bëni mirë dhe të dilni në pah. Kjo gjë do të vlejë si për sferën profesionale edhe për atë sentimentale.
Demi
Kjo ditë do ju shohë si protagonist absolut dhe është në dorën tuaj që ta shfrytëzoni këtë mundësi. Yjet janë në anën tuaj.
Binjakët
Hëna do të ketë ndikim pozitiv tek të lindurit e kësaj shenje dhe kjo gjë do ju ndihmojë që të rikuperoni energjinë dhe humorin e mirë.
Gaforrja
Kjo ditë do të jetë e lodhshme, por në fund do arrini që të siguroni një bilanc pozitiv. Po ashtu do keni një listë me angazhime, të cilat do arrini që ti realizoni.
Luani
Hapet për ju një fazë e rëndësishme, veçanërisht në sferën profesionale. Prej jush kërkohet angazhim, por ashtu si zakonisht do të nxirrni në pah disa cilësi të tjera tuajat.
Virgjëresha
Mes lajmeve të mira të kësaj jave, është ndikimi pozitiv i Mërkurit. Do të arrini që të merrni kënaqësi të mëdha, pasi keni punuar shumë.
Peshorja
Ditët në vijim do të jenë mjaft pozitive për tu qartësuar me jetën tuaj. Do të keni mundësi që të largoni gjithë ata persona që ju bezdisin.
Akrepi
Dita do të nisë me dyshime në sferën ekonomike. Mendoni mirë nëse po planifikoni ndonjë projekt, pasi duhet vëmendje maksimale.
Shigjetari
Kjo nuk është një periudhë negative, ndaj mund të guxoni. Do keni mundësi që të ecni përpara në sferën profesionale.
Bricjapi
Keni disa ide që ju vijnë në kokë dhe doni që t’iu jepni formë, por ky nuk është momenti i duhur. Flisni me partnerin tuaj.
Ujori
Kjo ditë e re do të sjellë me vete lodhje. Merrini disa gjëra lehtë në aspektin professional, pasi do dalin më mirë.
Peshqit
Në këtë moment keni nevojë për ide. Këshillohet që të flisni me ata që ju duan vërtetë. Në këtë mënyrë do të keni mundësi që të sheshoni të gjitha dyshimet.