Një 33-vjeçar nga Vlora është zhdukur prej dy ditësh nga familja. Bëhet fjalë për të riun Martin Seleni, i cili ka ka humbur kontaktet me familjen, prej ditës së hënë.
Mësohet se Seleni punonte në një fasoneri dhe ditën e hënë kishte shkuar të merrte rrogën, ndërsa prej dy ditësh nuk dihet asgjë për të. Kanë qenë familjarët e tij, që kanë ngritur alarmin, duke denoncuar në polici humbjen e tij.