Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër afër Stacionit të Trenit. Sipas informacioneve të para një e moshuar, e identifikuar si S. Gjetaj, ka mbetur e lënduar rëndë pasi është përplasur nga një makinë. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. E aksidentuara është dërguar në Spitalin e Shkodrës me dëmtime të rënda.