Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi ka paralajmëruar të rinjtë që do japin provimet e maturës shtetërore se do ketë penalizime nëse kapen me celularë.
Ajo bën me dije se “ka rregulla të administrimit që lidhen me mënyrën se si nxënësit hyjnë në mjedisin e provimit, mënyrën se si ulen, mënyrën se si monitorohen etj.”, ndërsa thekson edhe rregullat më të forta që lidhen me mos-marrjen e celularit dhe mos-komunikimin në mjedisin e provimit:
“Rregullat më të forta kanë të bëjnë veçanërisht me besueshmërinë e të gjithë procesit. Pra, mos-marrjen e celularëve dhe mos-komunikimin në procesin e mjedisit. Këto janë të sanksionuara në rregulloren e Maturës Shtetërore. Prandaj bëj me dije: çdo maturant, ditën e provimit të mos ketë celular me vete, të mos komunikojë në mjedis. Në të kundërt, do të penalizohet dhe për 1 vit rresht, ai nuk do të ketë më të drejtë që ta japi këtë provim”, mbyll video-mesazhin e saj Vrapi.