Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka humbur kohë dhe pak orë pas shkresës zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, është përgjigjur duke prezantuar dhe grupin e saj të punës.
Në shkresën zyrtare që Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i ka dërguar ministres Manastirliu, bëhet e ditur se federata do të përfaqësohet në këtë tavolinë nga Gianluca Stesina, përgjegjësi i departamentit mjekësor në FSHF, Mel Ostreni, mjeku i Kukësit dhe një nga emrat më të njohur të mjekësisë sportive në vend, dhe Arjana Sina, mjeke imazheriste në federatë.
Tashmë pritet grupi i punës nga Ministria e Shëndetësisë që palët të nisin thurjen e protokollit sanitaro-higjienor për të garantuar shëndetin e lojtarëve dhe stafeve gjatë zhvillimit të pjesës së mbetur të kampionatit.