Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka shtyrë deri në një afat të pacaktuar zgjedhjet në Universitete. Me një urdhër të publikuar në Facebook, Shahini bën të ditur se zgjedhjet në Universitete janë shtyrë deri kur të mund të sigurohet pjesëmarrja më gjithëpërfshirëse studentëve.
“Data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve. Procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës.
Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik tek planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët“, shkruan ministrja.
Vendosja e datës 12, për mbajtjen e zgjedhjeve në Universitete, hasi në kundërshti akuza se po tentohej kapja e Universiteteve, ndërkohë që Organizata “Qëndresa Qytetare” paditi ministren Shahini, duke kërkuar pikërisht anulimin e zgjedhjeve.