Pas botimit në Fletoren Zyrtare të Vendimit të Këshillit të Ministrave ku thuhet se trualli i Teatrit Kombëtar kalon në pronësi të Bashkisë Tiranë, ka reaguar edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
Nëpërmjet një shënimi në facebook, tabaku shprehet se miratimi i kësaj VKM-je fsheh një projekt të ulët dhe krîminal.
Më tej ish-deputetja thekson se godina e Teatrit do të qëndrojë aty ku është sepse sipas saj aty nuk është më vetëm shpirti i një Tirane që lëngon por edhe zemra e një proteste të gjatë dhe të drejtë.
“Në mesin e pandemisë kur shqiptarët janë futur fundjavës së radhës nën shtetrrethim, qeveria ka miratuar një VKM krîminale. Në të kryeministri Rama i kalon truallin e Teatrit Kombëtar as më shumë e as më pak se sa Veliajt.
Praktikisht sot ai po e trajton pasurinë tonë kulturore si plaçkë lufte. Ne vendim thuhet qe do te ndertohet nje godine e re duke perjashtuar mundesine e rehabilititmit, verbëria prej hajduti e shtyn qeverinë dhe bashkinë të kalojnë në këtë fazë.
Kjo VKM e cila fsheh një projekt të ulët dhe krîminal, bie në kundërshtim edhe me vendimin e Europa Nostra. Tanimë kokëfortësia e qeverisë qendrore dhe lokale do të shembë me përdhunë çdo objekt historik dhe kulturor.
As një ditë pas një vjetorit të vendosjes së shkronjave në të, marifetçinjtë duan ta prishin. Por godina e Teatrit do të qendrojë pasi aty nuk është më vetëm shpirti i një Tirane që lëngon por edhe zemra e një proteste të gjatë dhe të drejtë”, shkruan Tabaku.