Numri i vîktîmave në Itali, fatmirësisht ka rënë ndjeshëm 24 orët e fundit në 194, pasi ditën e djeshme janë raportohej për 243humbje. Kështu numri total i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë llogaritet 30,395.
Mediat fqinje shkruajnë se 85 vîktîma janë shënuar në Lombardi, ndërsa në pesë rajone nuk ka pasur asnjë humbje jete: Në Molise, Kalabria, Valle d’Aosta, Sardenjë, Umbria, Friuli Venezia Giulia, Puglia, provinca e Trento.
Nga 1.083 teste pozitive të zbuluar në 24 orë janë shumica në Lombardi, me 502 raste. Midis rajoneve të tjera më të prekur nga korona virusi, rritja e rasteve është 181 raste në Piemonte, 121 në Emilia Romagna, 53 në Veneto, 24 në Toscana, 15 në Liguria dhe 47 në Lazio.
Përditësimi i fundit i të dhënave tregon një ulje të personave të shtruar në spital. Sot janë 1 034 persona në kujdesin intensiv, 134 më pak se dje. 13834 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 802 më pak se dje. Në izolimin në shtëpi 69 974 persona (2 183 më pak krahasuar me dje).
Fatmirësisht numri i personave të shëruar e ka tejkaluar 100 mijë.