Një ngjarje tjetër e rëndë është shënuar në Fthiotida të Lamias në Greqi, me protagonist një shqiptar.
Zetori me të cilin punonte një 20 vjecar shqiptar është përmbysur dhe për rrjedhojë i riu nga Shqipëria ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në Megaplatano, Atalanti.
Mediat greke shkruajnë se i riu me origjinë shqiptare kishte marrë zetorin dhe po shkonte të punonte në një pronë me ullinj. Në rrethana të paqarta, zetori është përmbysur dhe ka zënë poshtë edhe djaloshin.
Zetori është përmbysur në anë të rrugës. Më pas, autoritetet janë vënë menjëherë në punë, duke dërguar forca policore, por për shqiptarin tashmë ishte shumë vonë. Ai kishte ndërruar jetë nga aksidenti tragjik me zetor.
Trupi i pajetë i të riut nga Shqipëria u dërgua në stacionin policor të Atlantis, ku thjesht u konstatua vdêkja e tij. Po zhvillohen hetime paraprake për këtë vdêkje tragjike.