Bashkia e Tiranës bën me dije se ka gjobitur ish-deputetin demokrat, por edhe ish- ministrin e brendshëm Flamur Noka pasi ka parkuar makinën përpara Goditës së Teatrit Kombëtar. Siç shihet dhe nga dokumenti, gjoba është vënë ditën e sotme rreth orës 13: 50 te Pedonalja, pranë Teatrit Kombëtar.
“Edhe pse ka qenë ministër i Brendshëm dhe do të duhet të ishte i pari për respektimin e ligjit, në fakt rezulton të jetë edhe vetë shkelës. Ish-deputeti i PD Flamur Noka është gjobitur ditën e sotme pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Ai ka parkuar makinën e tij luksoze “BMW” para Teatrit Kombëtar duke sfiduar hapur policinë bashkiake”, shkruan Bashkia në njoftim.