“Ibrahim Lici nuk është subjekt i këtij ligji”. Kështu i është përgjigjur Mustafa Lici kerkesës së Operacionit Forca e Ligjit për justifikimin e pasurisë brenda 48 orëve në emër të të birit, Ibrahim Lici. Para pak minutave, janë bërë publike dy shkresa, njëra letra- përgjigje e Mustafë Licit dhe tjetra një përgjigje e Prokurorisë së Shkodrës për Ibrahim Licin, ku pranohet se ai nuk është person nën hetim. Më poshtë, mund të lexoni përgjigjen që Mustafa Lici i ka dhënë OFL-së dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ditën e sotme u përfolën katër persona nga Shkodra, si të ftuar nga OFL për të justifikuar pasurinë e tyre. Në pamje të parë, në dritën edhe të shkresës së Prokurorisë së Shkodrës që mund ta lexoni më poshtë, duket se OFL është para një blofi në Shkodër. Minimalisht, në moskordinim të OFL-së me prokurorinë. Gjithsesi, pritet të shihet reagimi i OFL-së në ditët në vijim. /ShkodraWeb Media/