Një denoncim trônditës ka mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë e cila nuk është raportuar nga autoritetet.
Bëhet fjalë për një aksident me pasojë vdêkjén, ku një i ri 22-vjeçar është përplasur për vdêkjé nga një automjet teksa ishte duke shëtitur në rrugë.
“Pershendetje JOQ! Jam kusheriri i 22 vjecarit qe nuk ju raportua vdêkjâ nga policia. Fakti qe nuk eshte bere publike ka te beje i gjithi me shtetin. Se pari aksidentohet nje i ri me makine ne nje moment qe edhe te jesh duke vdêkûr nuk te lene te shkosh ne spital pa autorizim. Se dyti rruga ku ndodhi aksidenti nuk eshte autostrade, nuk eshte rruge makinash, eshte nje rruge ë pa mbaruar ende e cila nuk lejohet te qarkullohet ne te, personat qe hyjne ne te heqin barrikadat e betonit duke i terhequr me makina dhe futen te bejne gara, nderokohe qe 22 vjecari Urimi doli shetitje sepse priste te vije iftari e gjeti veten te vdêkûr sepse e hodhen ne ajer me nje shpejtesi marramendesi (sic na kane thene mbi 200km/h.)
Kerkojme nga ju dhe ju lutemi ta beni publike, sepse shteti pervec interesave te veta qe ka dhe se ben publike, kemi dhe nje pushtetar qe mbron autorin e krîmît, Lamallari, i dyti pas lleshit te cilin e kane njeriun e tyre nuk ka lene asnje te afrohet dhe te beje foto e video nderkohe qe urimi ka qene shtrire aty duke luftuar per jeten. Eshte ne polici por nuk kemi besim te drejtesia duke qene Bestford lamallari ne mes. Kjo eshte makina, urimit i kane vajtur nga mbrapa ne momentin e aksidentit, eshte hedhur ne ajer, ka rene tek xhami para dhe nga shpejtesia e madhe ka kaluar ne xhamin prapa te makines nga ku ka rene ne rruge.”.