Poema “O moj Shqypni” është një nga më të famshmet në letersinë shqiptare dhe është personifikim i autorit të saj, Pashko Vasës, shkodranit të njohur patriot. Pavarësisht se fama e saj, i përafrohet edhe Himnit Kombëtar, pasi është ndër të parat poezi patriotike që mësohen në Fillore, ka nga ata që nuk e dinë se kush është autori, edhe pse e recitojnë. Kjo ndodh edhe me “baballarët e kombit”, siç cilësohet deputetët. Ervis Meço, deputet i “opozitës së re” në Kuvend, ka lënë nam në foltoren e Kuvendit, teksa lexon vargjet e “O moj Shqypni” dha ia atribuon ato një tjetër kollosi të letrave shqipe si At Gjergj Fishta.
Gafa është e shkallës siperiore, por nga foltorja e Kuvendit jo rradhë kemë dëgjuar mufka të tilla dhe prandaj nuk duhet të habitemi. Përveç se “çdo popull miraton qeverinë që ka”, duhet shtuar edhe “çdo parlament meriton opozitën që ka brenda”.