Të paktën tani për tani, i ka shpëtuar burgut. Osman Shaptafaj, shqiptar me origjinë por prej shumë vitesh rezident në Melburn të Australisë, ka arritur të bindë një gjykate atje se ka patur probleme mendore në momentin kur ekzékútoi vajzën dhe dhëndrrin.
Për shkak të pretendimeve se vúan nga probleme të shëndetit mendor, gjykata nuk ka mundur ta shpallë fájtôr.
Teksa seanca gjyqësore është kryer me Skype në Gjykatën e Magjistraturës në Melburn, për shkak të situatës me pandeminë e COVID-19, Osman Shaptafaj pohoi se vúante nga probleme të shëndetit mendor.
Ai pretendoi se ishte me probleme mendore, kur shtíu mbi Lindita dhe Veton Musai në mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, teksa po hynin në shtëpinë e familjes Musai në Yarraville.
Vajza e tij Lindita, 25 vjeçe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Vetoni 29 vjeç, të nesërmen në spital.
Ndaj Shaptafaj rënduan dy akuza për vrásje, por sot ai u deklarua jo fájtôr për shkak të shëndetit mendor. I akuzuari do të kthehet në Gjykatën Supreme për një seancë dëgjimore në 29 maj.