Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Modio të Komunës së Amfikleia – Elatia, në Greqi.
Dy punëtorë, një bullgar 45 vjec dhe një shqiptar 38 vjeç, baba i dy fëmijëve, banorë të kësaj zone, kishin ngarkuar një zetor me baza.
Zetori u përmbys në një pikë zbritëse, duke bllokuar të dy punëtorët poshtë tij.
Pas shumë përpjekjeve trupat e dy punëtorëve janë nxjerrë të pajetë.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit tragjik. Ndërkohë ende nuk është bërë i ditur emri i shqiptarit.