Shëmbja e Teatrit Kombëtar, shëmbi një herë e përgjithmonë lirinë dhe qytetarinë në shqipëri. Me këtë rast Edi Rama si kurrë më parë, kaloi në pragonizëm ekstrem dhe shfaqja prej diktatori është më prezente se kurrë.
Perandori Edi Rama po ja arrin të hyjë në histori, por historia do e përshkruajë dhe krahasojë me Neronin që i biente harpës kur digjej Roma, i përgjákshem dhe mizór po si vetë Rama. Tashmë Ramën nuk mund ta ndal askush veç Zotit, zjarrit e termetit.
Kriza e korona virus solli përveç edhe të tjerash një krizë në komunikimin e qeverisë me qytetarët. Me qëllim që të kontrollojë e zbusë panikun e frikën, qeveria e shtoi edhe më keq ankthin e shkaktuar nga e panjohura Covid-19.
Kryeministri mjekërbardhë vetshpallet baba i shtëpisë, plaku i urtë i mëshirshëm e zemërmadh. Njësoj si sekretari i parë i komitetit qëndror të partisë së punës së shqipërisë. Ashtu si Enveri, edhe Rama përqëndron në duart e tij gjithçka.
Ai fshaqet si magjistar i shpëtimit të popullit të tij si Moisiu në Bibël. Ai urdhëron kur duhet të zgjohemi, kur duhet të flëmë, kur duhet të hamë, kur duhet të pimë, si ti rrimë në makinë gruas në pozicion horizontal, veritkal dhe skiç. Baba Rama rrit fashën orare, ul fashën, fik dritat e qytetit, ndez sinjalet, troket në shtëpinë tënde në çdo moment nëpërmjet të gjitha kanaleve të mundshme të komunikimit: cel, fb, insta, twiter, tik-tok, email, televizion etj.
Ai na tregon si çdo diktator se është suprem, i plotëfuqishëm, i jashtëzakonshëm, i dërguar për të shpëtuar popullin e tij si profetët në bibël dhe kuran. Mirësia e ramës zëvëndësohet sa hap e mbyllë sytë me kmaxhikun e Lleshit që të kujton ashpërsinë e Feçorr Shehut. Policët revolucinarë, syri vigjilent i partisë urdhërohen që të kapë të gjithë ata që dalin të blejnë bukë apo ilaçe për prindërit e paralizuar.
Përveç të tjerash Llesh kimiku porosit që të çdo qënie njerëzore në rrugë të mësyhet egërsisht nga policia deri në arrestimin e tyre që ti çojnë para drejtësisë së popullit. Ata punonjës policie që nuk kapen dot vrap njerëzit e dalë nga karantina me qëllim për të bërë spektaklin e dhunshëm të lleshaj u quajtën barkderra, buzëviça e kokëlopa.
Ajo që instrumentalizon pushtetin arrogant dhe antiligjor të Ramës është shoqja Lenka Çuko Spiropali e cila si motiv të jetë së saj ka mitizimin e Skenderbeut të saj në përjetësi të shekujve. Të gjithë aktorët politikë të ramës janë një kopje e shëmtur e kryeministrit. Mbledhjet e qeverisë ngjajnë me mbledhjet e komitetit qëndror të PPSH ku Rama është lideri i përjetshëm si Enver Hoxha.
Të gjitha këto shfaqje të Edi Rames nuk janë gjë tjeter veçse ngritje e shpifur e kultit të individi komunist.Pa diskutim shqiperia është në regjimin më të eger mbas atij të dikatorit Enver Hoxha. Këtij do i themi Edvin Hoxha diktator! /Nga Egla MIRASHI, dërguar për publikim në ShkodraWeb Media/