Ish- ministri i shëndetësisë në qeverinë e PD, Maksim Cikuli është ndarë nga jeta në moshën 68- vjeçare. Ai ishte profesor doktor i specializuar në fushën e gjenetikës.
Prej viteve 1994 ai ishte pjesë e forumeve të PD derisa në periudhën 1994- 1997 u vendos ministër i shëndetësisë. Gjithashtu ai ka qenë deputet në dy legjislatura nën siglën e PD, në 1996 dhe 2001.
Gjithashtu ai në fushën e shëndetësisë njihet si themelues i gjenetikës shqiptare me një kontribut të veçantë si pedagog për të.