Pas tre muajsh izolim e mesim nga shtepia, rinisin shkollat per rreth 31 mije maturante ne vend. Gjimnazet kane rihapur dyert mengjesin e sotem ne Shqipei, për herë të parë që prej mbylljes ne mars per shkak te shperthimit te koronavirusit.
Ministria e Arsimit ka njoftuar me heret se jane rreth 500 gjimnaze që sot hapin dyert për 31 mijë maturantë. Sipas udhezimit te nxjerre nga ministria e Arsimit, maturantet do te jene per 3 jave ne shkolle, per gjithe konsultimet e nevojshme para provimeve te Matures Shteterore.
Ata do te zhvillojne mesim ne klasa duke ruajtur rreptesisht distancen e ne kushte te tjera te sigurise per shkak te pandemise. Nderkohe qe do te bejne konsultimet per matematikën, letërsinë, anglishten dhe lëndët me zgjedhje, ne muajin qershor do te zhvillohen provimet.