Dy muaj kufizime dhe izolim ekstrem në emër të “dashurisë” dhe “kujdesit” ndaj popullit para “armikut të padukshëm” Korona u bënë zero duke dërguar mijëra forca policie të ndeshen me një grup aktivistësh në Teatrin Kombëtar, dhe duke provokuar pastaj mbledhjen e qindra protestuesve në një hapësirë të ngushtë para Galerisë Kombëtare.
Ky shqetësim u nda edhe nga ambasadori gjerman Peter Zingraf në reagimin e tij për shembjen e Teatrit gjatë pandemisë “duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas”.
Me anë të këtij akti, qeveria tregoi se gjithë masat e marra dy muajt e fundit kanë qenë thjesht një alibi. Ato nuk kanë pasur si synim mbrojtjen e shqiptarëve nga virusi, por shfrytëzimin e pandemisë për të çuar deri në fund planin antidemokratik dhe të jashtëligjshëm të shémbjes së TK, mundësisht natën, në mënyrë që ditën të kishin kohë për ta qarë! /Nga Jonila GODOLE/