Të agjërosh në burgjet e diktáturës për 21 vite rresht. Kjo është historia e trishtë e Hafiz Sabri Koçit, kryetari i parë i Komunitetit Myliman Shqiptar pas rënies së komunizmit, një prej besimtarëve myslimanë, i rritur jetim që luftoi me regjimin për të ruajtur dashurinë e tij për fenë.
Ai u búrgos pikërisht për shkak të bindjeve të tij fetare, pasi regjimi i asaj kohe synonte të zhdúkte ndërgjegjen fetare.
Mbesa e tij Jusri Koçi tregon për Abcnews.al se sakrifica në këtë kohë të vështirë ishte e dyfishtë, për shkak se agjëroi fshehurazi për 21 vjet, vetëm me një kokërr qepë në xhep dhe me një gotë kauçuku në të cilën zinte kos me qumështin që i jepnin kundër hélmit.
Ai kishte gjetur një hapsirë bosh në mes të banjove, ku shkonte çdo ditë për t’u falur, larg syrit të gàrdianëve të burgut dhe shokëve të qelisë që prisnin të spiunonin dikë për të marrë një shpërblim.
I rritur jetim dhe në kushte të vështira ekonomike ai nisi të praktikonte fenë që moshë të re, ndërkohë që kur ishte vetëm 17-vjeç jepte mësime islame për fillestarët.
Ai doli nga bùrgu 65-vjeç, dhe u detyrua t’i përvishej punës së krahut për të mbajtur familjen.
“Gjeti një punë si punëtor krahu në lavatriçen e larjes së zhavorit në ndërmarrjen e parafabrikateve bujqësore, pas 20 vite pune krahu në bùrgje , ju përvesh sërish punës”, tregon Jusri.
Ajo e kujton shumë pak gjyshin e saj dhe do kishte dashur ta njihte edhe sot më e rritur, që të merrte prej tij sa më shumë nga dijet e pafundme që ai kishte gdhendur nga orët e pafundme të leximit.
Në memorien e saj kanë mbetur mëngjeset e hershme kur e gjithë familja ngrihej për të ngrënë syfyr, dhe gjyshi gjallëronte tavolinën me historinë e tij.
Sot e gjithë familja ka trashëguar besimin dhe dashurinë e tij për fenë, duke agjëruar së bashku në muajin e Shenjtë të Ramazanit.
Intervista e plote
Kush ishte gjyshi yt?
Gjyshi im ishte Haxhi Hafiz Sabri Koçi, klerik i lartë mysliman, kryetari i parë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë pas rënies së komunizmit. Ai ka lindur më 14 maj të vitit 1921 në fshatin Orenjë, në Veri-Perëndim të Çermenikës, Librazhd. Mbeti jetim pa mbushur vitin, pasi i ati vdìq ne kurbet , ne Selanik. E ëma u detyrua ta rriste e vetme , duke punuar vetë dhe duke kryer të gjitha punët e vështira të një familjeje fshatare.
Kur nisi lidhja e tij me fenë?
Lidhja e tij me fenë nis që në vegjëli, me mësimet fetare që mori në shtëpinë e tij si dhe te hoxha i fshatit, Riza Hyka. Në moshën 11 vjeçare , niset për në Shkodër, ku merr të gjithë formimin e tij të plotë fetar dhe intelektual. Pas 15 vitesh studimi dhe pune këmbëngulëse , arrin të marrë diplomën (ixhazetin) nga Hafiz Muhamed Bekteshi.
Ndërkohë ka punuar që në moshën 17 vjeçare si mësues për fillestarët që vinin për të mësuar besimin islam ne Drisht. Në 1939 emërohet imam në një lagje te vjetër të qytetit te Shkodrës, në Luguçezmë. Këtu nis edhe rrugëtimi i tij nëpër xhami te ndryshme dhe përhapja e dijeve dhe besimit islam.
Përse u burgos gjatë periudhës së komunizmit?
U arrestua në 04.06.1966, nën akuzën : “Tradhti ndaj atdheut, mbetur në fazën e përgatitjes,agjitacion e propagandë ndaj pushtetit popullor.” Vendimi u mor në 10.09.1966, dënimi ishte 22 vite burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vite.
Të gjitha këto ishin përgatitur , sajuar e projektuar më parë, jashtë gjyqit e drejtësisë, kishin qëllime të caktuara. Duhej dënuar një hoxhë, i cili me veprimtarinë e tij cenonte ideologjinë ateiste. Dënimi i Hafiz Sabriut, me akuza të sajuara, synonte te shuante besimin në fjalën e zotit, në mësimet e fesë, synonte t’i hapte shtegun ideologjisë komuniste , duke nisur nga viti 1967, u ndalua me forcë e me dhunë besimi, një nga të drejtat më të vjetra, një nga liritë më të shenjta.
A takonte familjarë gjatë qëndrimit në burg?
Sipas rregullave të burgut, familjarët kishin të drejtë të vizitonin të burgosurit vetëm një herë në muaj. E ashtu nëna e tij plakë e gruaja e mjerë, merrnin rrugën nga Shkodra për në Spaç , me pak ushqime, sepse dhe ata ishin në gjendje të rëndë ekonomike. Hafiz Sabriu kishte lënë nënën , gruan dhe 6 fëmijë në mjerim.
Vdèkja e nënës së tij, Zejnepe,ne vitin 1976, ishte një humbje e madhe për të dhe për të gjithë familjen. Ajo ishte mbështetje e burim force për fëmijët që rriteshin pa babë, por edhe për zonjën Naime, gruan e Hafizit.
Ajo tashmë herë vetëm, herë me ndonjërin prej djemve merrte rrugën e gjatë e të mundimshme për në Spaç, ku atje, para derës së burgut, në borë e në shi, ne zhegun e verës e në diell, detyrohej të priste me orë të tëra.
Kështu kaluan 21 vite . Vuánte i burgosuri , por jo më pak vuante e gjithë familja.
Si agjëronte gjatë kohës që qëndronte në burg?
Duke qenë se Ramazani lëviz sipas kalendarit hënor, atij i ka rënë të agjërojë në të gjitha stinët. Hante vetëm darkën. Gjatë këtij muaji hante iftarin dhe deri iftarin tjetër nuk paraqitej më në mensë. Ashtu ka agjëruar 21 Ramazanë, me një kokërr qepe në xhep , me një domate apo me një gotë kauçuku në të cilën zinte kos me qumështin që i jepnin kundër helmit. Ndodhte edhe që racioni i bukës mos te ishte standard 800 gram.
Kjo sepse gjyshi riparonte gjëra dhe ne kuzhinë (merrej me instalime hidraulike) dhe aty vëren që tepsitë i lyenin me dhjamë derri, po e dinte se pa bukë nuk jetohej. Ndaj, me thìkë, hiqte koren e poshtme të bukës, kështu që dhe ato 800 gram zvogëloheshin edhe më shumë. Në mes të banjove , kishte lënë një kabinë bosh, në të cilën nuk kishte instaluar asgjë, e përdorte si magazinë. Aty shkonte në mëngjes për t’u falur.
E ka pasur të vështirë në fillim, por Zoti e ka qetësuar dhe më pas i ka përballuar të gjitha vështirësitë shumë rehat.
Çfarë ndodhi kur doli nga burgu, a e vazhdoi predikimin e fesë?
22 tetor 1986, dita e lirimit nga burgu. Një burrë kishte hyrë 45 vjeç e dilte i moshuar 65 vjeç. Ishte i lirë nga një burg me tela e gjemba, me roje që vëzhgonin ditë e natë, jo vetëm çdo lëvizje por dhe çdo mendim , por po dilte në një burg që kishte rrethuar të gjithë vendin, atë të diktaturës komuniste. Për t’iu shmangur kurtheve, intrigave që vazhdonin ta përgjonin kërkoi të punësohej. 66 vjeç pa asnjë të ardhur, pa pension, për të nuk kishte punë.
Arriti të punësohej si punëtor krahu në lavatriçen e larjes së zhavorrit në ndërmarrjen e parafabrikateve bujqësore, pas 20 vite pune krahu në burgje , ju përvesh sërish punës.
Data 16 nëntor 1990 u mbajt ceremonia fetare e ringjalljes së fesë dhe rrëzimit te diktaturës, rihapja e Xhamisë së Plumbit në Shkodër. Për këtë ngjarje të shënuar për fenë islame dhe për të gjithë Shqipërinë, Hafiz Sabriu ka dhënë shumë intervista, duke e cituar si ditën më të bukur të jetës së tij. Në një prej tyre citon :
“Dita e 16 nëntorit 1990 do të mbetet e paharruar në kujtesën time. E kam të freskët momentin kur u ndodha para një mitingu prej 55 000 vetësh. I habitur nga masa që ishte tubuar, disa çaste e humba veten e pastaj iu drejtova me këto fjalë : Vendi ynë fatkeqesisht ka qenë shkretuar, ka qenë shëmtuar. Kanë jetuar vetëm format, se gjallëria e vërtetë shpirtërore kishte mbaruar. S’ka pushuar vaji i kësaj Shqipërie për 40 e sa vjet të mbyllur. Sot është një fatbardhësi e madhe e një lavdi e të madhit Zot që e paska ruajtur ngrohtësinë, dashurinë e fesë së vet, në zemrat e kësaj rinie…”
Paskëtaj Hafizi nisi veprimtarinë fetare islame në Shqipëri.
U krijua “Bashkësia Islamike Shqiptare” , e më vonë arriti të formohej nëpërmjet një pune të gjatë e të mundimshme “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”. U hapën medresetë, lindi nevoja e botimit të librave fetarë dhe organizimit të shtypit.
Çfarë kujton prej tij?
Unë kam qenë 9 vjeç kur gjyshi u nda nga jeta.
Megjithatë kam shumë kujtime me të. Mbaj mend një fytyrë të qeshur , të qetë e me dritë. Në kohën e tij të lirë ishte gjithmonë duke lexuar, duke studiuar , asnjëherë nuk ndalej pavarsisht moshës. Kishte pikë të dobët diturinë dhe lumturohej pa masë kur ne vinim nga shkolla me nota maksimale. Kishte informacion dhe njohuri rreth çdo teme që diskutohej.
Mbaj mend që vinin shumë njerëz , njerëz të thjeshtë po dhe njerëz të shquar, personalitete, gazetarë e të huaj. Dëshironin te konsultoheshin me të, ta intervistonin, si dhe te gjenin zgjidhje për probleme nga më të ndryshmet. Sot më vjen keq që nuk e kam pasur fatin ta njoh më e rritur e te marr sadopak nga njohuritë e tij. Ama do të mbetet motivimi më i madh i imi, familjes sime dhe besoj shumë shqiptarëve të tjerë.
A e ka trashëguar ndonjë prej jush dashurinë e tij për fenë?
Aktualisht jemi ne muajin e madhërishëm të Ramazanit , unë dhe familja ime jemi me agjërim si çdo vit. Mbaj mend kur isha e vogël, ngriheshim të hanim syfyr së bashku të gjithë. Gjyshi mundohej me shaka e humor te mbante gjallë tavolinën. Mbetet një nga tablotë e mia të preferuara në memorie. Që e vogël jam mësuar dhe jam rritur në një familje që e do fenë dhe ritet e saj, mezi pret faljen, Ramazanin, Ardhjen e Bajramit, jemi mësuar të jemi falenderues për gjithçka kemi, të jemi të drejtë e të përulur.
Një nga citimet e gjyshit tim: “Pra detyrë e parë për rininë është dituria, arsimi, kultura, forcimi i vullnetit për t’u formuar në nivelin e diturisë bashkëkohore dhe e gjithë kjo dije, të lidhet ngushtë me formimin fetar e dija së bashku me besimin, me fenë , të vihen në punë, në punë të dobishme për lulëzimin e begatinë e vendit tonë, të atdheut tonë”.