Nëse do të doja ndonjëherë në jetë qe tek nje polic të shihja një fytyrë, larg qoftë të ishte jotja. Jo do zgjidhja, Carlo Alberto dalla Chiesa-n. Mos u trishtó, gjeneral për gjeneral po zgjedh. Sa të përbashkëta ke ti me të, e kupton vetë.
Po ta luftoje krìmín sa ai, vetëm atëherë do zgjidhja tënden. Po ta doja atdheun sa ai, padyshim që do zgjidhja tënden. Unë jam ithtár i tij, se ai mësoi Falcone-n në rrugën e pakompromis ndaj krìmít.
Këta janë burra të besës që ja vlen ti shohësh në fytyrën e dikujt. Këta janë burra për frymëzim. Nuk u fshehën kurrë pas dickaje, si ti pas teatrit.
Teatri është një gjë, një luftë mes dy pricipesh, dhúnà jote nuk është. Dhúnà jote është e pashpjegueshme. Kurrë në punën time prej 24 vitesh nuk kam parë një protestë ku ka të rinj me libra në dorë, artistë që ja vlen ti shohësh gjithë jetën në ekran, kolegë të mi gazetarë. Këta që ti i quan policë, i dhúnúan, dhe ti do që nesër tek çdo polic të shohin fytyrën tënde.
Po gabon rëndë gjeneral, ose dikush që përdor rrjetin tënd social, po tallet me ty. Policët nuk rráhin gra, as fëmijë. Policët që njoh unë, jo ata që stërvit ti.
Kam humbur shumë miq në luftë kundër krìmít. Fytyrën e tyre dua ta shoh sërish në polici, të Arben zylyftarit, të Gani Malushit, të Artan Cukut e të tjerëve. Kanë qenë miq të mi personalë dhe e di që kurrë në jetën e tyre nuk kanë rráhur gra, artistë dhe gazetarë. Këta janë burra të besës dhe të policisë gjeneral, jo gjeneratën që po prodhon ti.
Nuk e ke idenë sa vite pas po na kthen. Sjelljen tënde në polici nuk mund ta krahasoj me kohën kur drejtonte Sokol Olldashi apo Ilir Gjoni, sepse ata ishin gazetarë dhe tèntuan dhe futën frymën në trupën policore për të respektuar të drejtën e cdo kujt. Po ti je larg shumë paraardhësve të tu.
Saimir Tahiri u përballë me shumë protesta dhe nxorri vajza në rrugë për të siguruar rendin dhe qetësinë. Askush nuk u prek. Fatmir Xhafajt i bllokuan derën për të mos lejuar të fillojë nga puna, askush nuk u prek. Kurse ti jo vetëm që nuk kërkon fálje po pretendon që të shohim fytyrën tënde kudo. Kujt i thua mjèranë? E vështirë për ty të shfletosh Hugoin, jo më të njohësh Zhavierin. Je larg
Pak ditë pasi ishte cliruar Kosova isha aty për nje reportazh. Dy djem të rinj ziheshin mes tyre. Një i moshuar u afrua i kapi prej duarsh, e u tha. A doni me u rráh? Ja kufiri. Aty është shkjau, ik e bjeri sa tu dhëmbi dora.
Ngulite në mëndje këtë gjeneral. Po do të rráhesh dhe dhùnosh dora top tu bëftë, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ka aq krìm sa nuk e imagjinon dot. Këtë të thotë edhe Prokurori i Përgjithshëm në raportin vjetor. Lexoje mirë. Po policët e tu atje djersisin. Por edhe ti si gjithë të tjerët e ke një zgjidhje “Renea” pa atë edhe ti do kishe frikë të dilje dhe nga zyra. Por “Renea” është e të gjithëve Gjeneral, të tutë janë vetëm këta para teatrit. Mblidhi duart gjeneral, se druri nuk është për femrat qoftë dhe protestuese, nuk është as për artistë dhe nuk është as për gazetarë. Unë nuk mendoj si ty, që gjoja respektove ligjin, unë mendoj që nesër më ka ardhur rradha për tu dhùnuar nga policët e tu, jo të mitë. Unë besoj fort në Zot, por faqen tjetër skam për të ta kthyer kurrë.
Historia jote më kujton filmin “Gladiatori”. Ushtari qe u bë komandant, komandanti që u bë Gjeneral, gjenerali që u bë Perandor, Perandori që u bë skllàv, skllàvi që u bë Gladiator, Gladiatori që u bë Hèro, Héroi që u bë Legjendë. Dhe legjenda ime është Dalla Chiesa dhe jo ti. Ty regjisori ti préu aktet tek skllávi se mendoi që nuk ja vlen të shkosh më tej, ndaj bëji një nder çdo kujt mos dhùno më femra se është turp…Bëhu një sklláv i lirë të paktën…
Thonë që je besimtar, ndaj shpresoj ti thuash jo shefit tënd për të legalizuar háshàshin në vend. Drógà është vepër e djállit, vendimi është i yti. Kjo është sprova jote e fundit për të mos qenë kapter i përjetshëm. /Nga Sokol BREGU, gazetar/