Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi mbrëmjen e së martës në studion e OPEN se nuk ka asnjë problem që autoritetet moren vendim që godina e Teatrit Kombëtar të shémbet në pikun e pandemisë.
Margariti la të kuptohet se nuk ka patur dijeni në lidhje me aksionin e shémbjes nga Bashkia, ndërkohë që anashkaloi dhùnën ndaj protestuesve.
“Kisha një shije jo të mirë. Isha në një mbledhje të rëndësishme kur pashë pamjet e punonjësve që po merrnin sendet me vlerë disa kohë më parë. Askush nuk më pyeti atëherë çfarë ndjesie kisha atëherë. Nuk e kuptoj pse askush nuk më pyeti për punonjëset që u dhúnuan sepse po merrnin ato sende që sot pretendohet se kanë humbur”, tha ministrja.
Kjo solli edhe reagimin e ashpër të analistit Andi Bushati, i cili e quajti ministren cinike.
“Ashtu sikur Bashkia nuk ka dijeni kur unë mbledh një Këshillë kombëtar, as unë nuk kam dijeni për vendimet e Bashkisë”, tha ministrja Margariti, ndërsa shtoi “Nga ana shkresore ne (Ministria e Kulturës) ishim totalisht të pavarur nga ajo godinë.”
Debati Bushati-Margariti
Bushati: Pate qëndrim shumë cinik ndaj dhúnës, sidomos si grua dhe nënë. Të shohësh njerëz të përgjákur, gra të gjákosura. Ishte qëndrim shumë cinik, më vjen shumë keq
Margariti: Kónflikti dhe dhùna instrumentalizohen sipas nevojave. Nuk thashë që dhùna nuk më ka prèkur. Më parë gratë e Teatrit u dhúnùan.
Bushati: Kjo është cinizëm therës, të vësh barazimin mes dy dhúnave.
Margariti: Nuk është cinizëm./tch/