Jetojmë në demokraci dhe për këtë arsye, çdokush ka të drejtë të japë një opinion, qoftë edhe i gabuar. Kjo vlen nga Presidenti i Republikës dhe deri tek një person që thjesht shtrin dorën në rrugët e këtij vendi me emrin Shqipëri.
Edhe pse jo e plotë, kjo mund të konsiderohet si fitorja më e madhe dhe e rëndësishme e 30 viteve të fundit për këtë vend.
Në emër të kësaj lirie, edhe pse të cunguar, sot i kërkoj Ministrit të Brendshëm të japë dorëheqjen! Nuk ka rëndësi emri, nëse e ka Sandër apo Sabri! Nuk ka rëndësi nëse ka një vit apo katër vjet ministër! Nuk ka rëndësi nëse ka bërë apo do të bëjë sàkrifica para apo pas lënies së këtij posti. Nuk ka rëndësi nëse e jep dorëheqjen me apo pa hyqmin e shefit- kryeministër.
Në këtë vend, pavarësisht se jo shumë i dukshëm dhe aspak i preferuar sidomos për karrierë, vazhdon të mbijetojë Dinjiteti. Jo gjithmonë, por në momente të caktuara, ai duhet të marrë rolin e udhëheqësit në jetën e çdokujt, me apo pa pushtet. E mendoj se pikërisht ky është momenti që edhe jetën e Ministrit të Brendshëm, ta marrë në udhëheqje Dinjiteti!
Nuk ka asnjë fáj Policia e Shtetit e as më pak Ministri i Brendshëm që ishte planifikuar dhe u shémb Teatri Kombëtar në orën 04.15 të kësaj të diele. Nuk ka asnjë fáj dhe nuk mund të pengonte uniformat blu të shkonin në mbrojtje- mbështetje- dhúnim në vendngjarje. Nuk i rràhu, tërhoqi zvarrë, fyeu e shau gazetarët, ish- deputetët burra e gra, artistët, qytetarët vetëm pse mendonin se Teatrit nuk duhej prishur. E natyrisht, Ministri i Brendshëm nuk ka asnjë pergjegjësi që shefi- kryeministër i tij, nuk arrin të bindë veten se një ditë do të duhet të ndahet nga karrikja kryeministrore…
Nuk ka asnjë përgjegjësi që si rradhë herë këto 6 vite, nuk ka ardhur asnjë rresht mbështetje ndërkombëtare për prishjen e Teatrit Kombëtar, nga brenda apo jashtë vendit.
E pikërisht për të gjitha këto, pra që nuk ka asnjë fàj apo përgjegjësi, Ministri i Brendshëm duhet ta lërë veten në dorën e Dinjitetit. Jo thjeshtë për distancim nga e keqja si “katolik i mirë”. As për të treguar se kur kupa mbushet, duhet derdhur. As për ti dhënë apo rikthyer Dinjitetin vetes.
Dorëheqja e Ministrit të Brendshëm është pikë së pari për ti dhënë Dinjitet ushtarakëve e ish- ushtarakëve. Edhe pse nuk janë pjesëmarrës në asnjë luftë “hèroike”, mund të jenë dinjitoz edhe brenda kazermave, edhe kur nuk janë të NATO-s por thjeshtë të Shqipërisë. Dorëheqje edhe për të treguar se një ish- ushtarak mund të bëhet Ministër i Brendshëm i mirë aq lehtë, sa mund të hyjë deveje me gungën e saj në vrimën e gjilpërës.
Pikë së dyti, për ti rikthyer atë Dinjitet që kishte, edhe pse duhet akoma shumë për të bërë, Policia e Shtetit, si institucion civil që dhùnën e patllaken nuk duhet ti përdorë asnjëherë përballë qytetarëve shqiptarë të paarmátosur e të parrezikshëm.
E në fund, Dinjiteti ka pikën e vet më të fortë në administrimin e gjësë publike, Besimin. Mendoj, madje jam i bindur, se prej më shumë se një viti, Policia e Shtetit ka çeduar shumë në këtë drejtim dhe kostot është e kuptueshme se do ti marrë i pari drejtuesi politiko- civil i Ministrisë së Brendshme. Kjo për të çliruar nga trýsnia e pamerituar trupën policiore civile e me uniformë por edhe për ti larguar strésin e ánkthin qytetarëve përballë shtetit me uniformë.
Të gjitha këto po më kalonin në mendje dhe e vetmja gjë që nuk po arrija të lidhja ishte Ministri i Brendshëm me emrin por edhe me shtetin… /Nga Blerti DELIJA/