Burime nga Policia e Tiranës sqarojnë se i mituri E.P, vetem 15- vjec, i vodhi çelsat e makinës babait të tij dhe më pas mori 3 shokët e tij dhe filloi të udhëtonte në rrugët e Kamzës. Të miturit ishin duke lëvizur pa leje drejtimi, ndërkohë që nuk kishin vendosur as rripin e sigurisë.
Kanë qënë kalimtarë të rastit që kanë transportuar 3 fëmijë për në Spitalin e Traumës, por 15-vjeçari K.C nukm ka arritur ti mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë rrugës për në spital.
Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e makinës E.P, i cili i vodhi makinën babit të tij. Ndaj tij pritet të ngrihet akuza e aksidetntit me pasojë vdekjen si dhe drejtim i makinës pa leje.