“Per shperndarjen e parlamentit duhet te ngrìhét i gjithe populli dhe te dalin 20 burra qe jane te gatshem te marrin ne dore qeverine e re”.
Keshtu tha sot Presidenti Ilir Meta duke deklaruar se eshte i gatshem qe sot te ulet dhe te caktoje daten e zgjedhjeve si per pushtetin qendror e vendor dhe per kreun e shtetit.
“Nese do duhet, Presidenti eshte gati. Të ma kerkoje populli, por siç e thashe duhet te dalin dhe 20 burra gati qe te marrin persiper qeverisjen”. tha kreu i shtetit ne “Syri.tv”.
“Se më thonë pse nuk e shpërndan Parlamentin, nëse do shpërndaj parlamentin që nuk është kaq e thjeshtë dhe e paqartë por nuk është e pamundur, se gjithcka unë duhet të kem një situate kur e kërkon gjithë populli, por të kem dhe nja 20 burra përfshirë dhe juve këtu që të marrin përsipër të cojnë vendin në zgjedhje, unë s’mund të bëj lëvizje bosh, nuk i shmangem asnjë përgjegjësie për të vendosur legjitimitetin institucional.
Nëse e kam thënë që këtë krizë e zgjidhin vetëm zgjedhjet e popullit shqiptar, të lë dhe unë postin, e të gjithë të respektojnë vullnetin e sovranit, nëse të tjerët s’janë gati e provokojnë situata të rënda jam gati të bëj e zgjidhje të tjera, por për këtë duhet të jenë gati të gjithë ata qe ma kerkojne, nëse do duhet një gjë e tillë presidenti do jetë gati po duhet të jenë edhe 20 burrat që presidenti ti marri ti cojë nëpër zyra e të cojnë vendin në zgjedhje.
Apo doni të bëjmë një Venezuelë këtu, por kjo s’është mirë vendin se duam të hyjmë në BE e gjithë kushtet që na shton cdo dië Evropa ka të bëjë me legjitimitetin, e kjo zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve, që sot hajde caktojmë datën e zgjedhjeve, se po nuk e zgjidhëm nuk do bëjmë asnjë hap para BE”.