Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Presidentit Ilir Meta për platformën e propozuar nga kreu i shtetit.
Në mesazhin e tij në Tuiter, Rama shkruan se ai nuk gënjén dhe këtë e ka shkruar vetë, Ilir Meta.
Po ashtu ai thekson se nuk ka marrë draftin me pikat, nëse do e kishte marrë do i kishte shkruar për ato.
“Që unë s’gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndárë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës&Integrimit?”, shkruan Rama.