Një fëmijë vetëm 1-vjeçe me origjinë shqiptare, ka humbur jetën ditën e sotme në Itali pasi u sulmua nga dy qen pitbull. Ngjarja ndodhi në provincën Flero në Brescia.
Vogëlushja ishte në oborrin e shtëpisë kur është sulmuar nga dy qentë pitbull.Në ndihmë të mbesës ka shkuar edhe i gjyshi i cili mbeti i plagosur.
Nuk dihet ende nëse qentë i përkisnin familjes së vajzës së vogël, apo ishin të ndonjë familje tjetër, ndërsa sipas mediave italiane vogëlushja kishte qenë në shtëpi vetëm me gjyshin e saj.
Në ndihmë të tyre kanë shkuar policët të cilët kanë bërë të mundur të largojnë kafshët, por pa mundur të shpëtojnë vogëlushen. /shqiptarja.com/