E di që puna më e keqe që mund të bësh është të gjykosh atë që punon. Por në rastin e prótèstës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, medoj se është e nevojshme ta bëjmë këtë gjykim.
Ndoqa protestën e fundit, atë të së premtes pasdite. Më mirë të mos e kishin bërë, ashtu shpejt e shpejt, siç tha dhe një nga organizatorët. Pa bosht, pa objektiv, pa sllogane që tregojnë drejtim dhe vizion. Vetëm të bërtitúra, “Rama hajdùt”, “Rama ik”, “Màskára”, “Plèhrë”…
Unë e vlerësoj qëndresën qytetare për teatrin, si një pasuri të çmuar të shoqërisë aktive ndaj dhe po i jap të drejtë vetes të bëj disa gjykime.
Pyetja e parë që duhet bërë në këtë rast është: Çfarë teatri mbron tashmë “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, pasi godina u shèmb?
A kanë më kuptim përbetimet që “kamionët e betonit të teatrit të ri do të kalojnë mbi trupat tanë, kur mbi ta nuk kaloi fadroma që prishi ndërtesën e vjetër”? (Sa mirë që nuk patëm dèshmórë të tillë).
Dhe, mbi të gjitha, a ka kuptim që ajo qëndresë shembullore qytetare të shndërrohet në një grup “shárësish órdinerë” që zënë rrugën, si një turmë gjithnjë në mpakje?
Nuk dua të zbeh protestën e këtyre njerëzve kurajozë, përkundrazi dua ta shpëtoj si vlerë. Nëse protestuesit do të dalin sërish në rrugë për “Teatrin”, atëherë ata nuk duhet të dalin më. Edhe nëse dalin thjeshtë për të shàrë Ramën, sërish nuk duhet të dalin më.
Edhe pse teatri u shémb, ata nuk humbën. Sepse rezistenca e tyre tashmë është arkivuar si vlerë në demokracinë tonë çalamane. Për këtë arsye ajo nuk duhet të degjenerojë në një grup njerëzish ani-Rama, ku fjalori spo ka më limit për shkak të úrrèjtjes.
Unë do të dëshiroja që kjo përplásje të frymëzonte lëvizje dhe ideale më të mëdha sesa thjeshtë të shájmë Ramën mbarë e prapë në rrugë. Sepse idealet e reja lindin shpesh në momente krizash. Nëse ata që i kanë dalë në krye, nuk kanë në plan gjera më të mëdha, le ta lënë me kaq. Eshtë më bukur të mbahet mend si Rezistenca qytetare për të mbrojtur një teatër.
Rama nuk ikën as më të shàrá, as me të bërtitúra. E provoi opozita vjet, me më shumë të shàrá, me më shumë njerëz, e madje edhe me shishe me bénzinë.
Rama ka nevojë të përballet në zgjedhje me një alternativë të fortë, serioze, të re, që të frymëzojë atë kategori njerëzish që janë të bindur se kjo qeveri duhet të ikë, por nuk dinë kë të sjellin.
p.s.: Miq, unë ju ftoj të shpërndani këtë shkrim si një ftesë për diskutim mbi këtë çështje. /Nga Mentor KIKIA/