Regjisori, aktori por edhe pronari i Zjarr TV Ismet Drishti, ka rrezikuar të shoqërohet në komisariat. Si një qytetar i lirë, me lehtësimin e masave të kufizimit dhe lëvizjes, ka marrë “kafshën e tij shtëpiake”, një gomar dhe ka dashur ta nxjerrë në kullotë nga parku i Liqenit Artificial. Ai ka ndeshur në një dyshe policësh, një burrë dhe një grua, të cilët nuk e kanë lejuar. Dialogun mund ta ndiqni më poshtë, ndërsa Drishti evidenton se dy policëve u mungojnë numrat identifikues dhe emrat në uniformat që mbajnë veshur.
Duhet që polici të thërrasë një shef të tij, sipas gjasave verior, për të vertetuar se ai dhe kolegia e tij janë policë. Drishti u kujton se unifomra si të tyret, mund të bluhen lehtësisht në dyqan dhe numri i identifikimit dhe emri bëjnë që të mos shpërdorohet kjo uniformë që duhet të pçaraqesë shtetin. Më poshtë, video e realizuar nga Ismet Drishti.