Ndonëse kanë kaluar 8 ditë që kur Teatri Kombëtar u shémb nga ruspat e Bashkisë, ai vijon të jetë një nga atraksionet e kryeqytetit për të gjithë ata që vizitojnë Tiranën.
Të paktën kështu duket në faqen e tirana.al të Bashkisë së Tiranës kur Teatri prezantohet si një nga pikat e interesit dhe atraksione.
Në faqen e web, bëhet një prezantim me historinë e Teatrit Kombëtar që nga viti 1941 deri në ditët e sotme dhe më pas jepet adresa e e-mail-it dhe numri i telefonit.
E njëjta gjë edhe për Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Për ironi të fatit tregohet dhe çfarë rruge mund të marrin turistët e huaj apo dhe qytetarët që vijnë nga rrethet dhe duan ta vizitojnë por tashmë iu duhet thënë e vërteta, se në destinacion do të gjejnë veç një pirg inertesh.