Te dielat pa makina per t’iu kushtuar “mjedisit, te moshuarve, femijeve dhe familjeve tona”.
Udhezimet e fundjaves po kthehen ne nje zbavitje te vertete, absurditet i gjalle.
Pse vetem te dielave pushim makinat dhe jo nga e hena te shtunen?!
Pse nga tetori, cfare do ndodh atehere, çfare di kryeministri qe ne nuk e dime?!
Ndersa shqiptaret ende nuk po lejohen te levizin te lire ne fundjave, vjen paralajmerimi per kufizimet ne te ardhmen?!
Pse mos ta heqin fare edhe internetin qe te mos hallakatemi; lajmet i marrim vesh per bukuri nga ekranet e pushtetit, udhezimet na i jep njeshi personalisht ne telefonin fiks?!
Edhe pse me qeshet teksa shkruaj keto radhe, e kam nje si frike qe e pabesueshmja mund te ngjase ne çdo çast, siç e kemi pare tashme.
Erdhi e iku pandemia, asnje studim serioz mbi çfare ndodhi, çfare fituam, çfare humbem, ku eshte ekonomia, si do funksionoje hapja, si do menaxhohet nje pandemi e dyte e mundshme?!
Asnje rresht leter per te justifikuar izolimin disa javor te shqiptareve, por shume energji per te prishur dhe shembur: gjimnaze, vila te vjetra, Teatrin Kombetar, mundesisht naten (se na ndotet ajri posi), me procedura te pershpejtuara dhe ne menyre te paligjshme.
Per te gjitha keto sajohet nje kauze natyrisht, e larte, idealiste.
Si kjo kauza e mbrojtjes se mjedisit, ku korsi bicikletash shkaterrojne qindra biznese buze rruges; ku urbanizmi modern na thuhet se permireson cilesine e jeteses sone, gur e beton se helbete, kujt i duan parqet, mjafton njeri qe kemi laj-thaj; ku kulla te reja do mbijne si çibane, ngucur mes nje identiteti arkitekturor dhe historik te perçudnuar perqark sheshit.
Pas fasadave te lyera do lengojne pallatet e vjetra nen hijen e qiellgervishtesave te vetmuar qe pritet te strehojne ajken politike dhe ekonomike te ketij vendi, medet.
Te moshuarit, te cilet i duam kaq shume, do rilindin, kur t’i shpien – me orar – te bejne “shopping” ne qendrat komerciale te kullave, me parate e pensionit simbolik.
Femijet do kenaqen pamase duke luajtur mes betonit dhe familjet e tyre do kursejne karburantin duke mos dale ne natyre, por duke kthyer filxhanin e kafese ne lokalet e kullave perreth sheshit, ne pritje te udhezimit te radhes, nga lart. /Nga Jonila GODOLE/