Eshte nje “reaksion zinxhir” tashme. Nuk mund te konsiderohet e rastesisshme. E kaluara shfaqet here pas here ne rrugetimin tone perpara. E kaluara e larget por edhe ajo e afert. Nuk kemi mbyllur akoma “hesapet” me te kaluaren tone. Akoma nuk kemi vene “pikat mbi i”. Me sakte, nuk kemi ndertuar nje mekanizem qe te tregoje ne nje version te vetem, zyrtar, te pakten ato pjese te historise sone qe kane lene gjurme.
Skenderbeu qe pas vitit 1990, ne emer te lirise se shprehjes e mendimit, po lekundet fort. Aq fort sa mend po bie nga kali e e kemi vendosur ne mes te Tiranes. Po kerkohet te “gjykohet” ne vitin 2017 nga nje “juri popullore” nje individ qe sivjet mbush 550 vite qe eshte larguar nga kjo bote. Kjo ndodh teksa ne vendet e zhvilluara, jo nje por mijera heronj, prej shekujsh tashme kane marre vendin e tyre. Askush nuk i konteston, perkrahes apo kundershtare.
Nene Tereza, sot shenjtore e Kishes Katolike, edhe ajo e shenjestruar madje e lincuar publikisht ne studio televizive prestixhoze. Perseri ne emer te “lirise se shprehjes dhe mendimit”. Nje figure e respektuar dhe nderuar boterisht, po “gjykohet ne mungese” ne vendin me te cilin ajo eshte krenuar gjithmone, Shqiperine. Kjo, teksa shume vende si India, Maqedonia po e shfrytezojne imazhin e saj ne arenen nderkombetare.
Si Skenderbeu ashtu edhe Nene Tereza, po “gjykohen” ne shpirtin e atyre, ne ate cfare besonin individualisht dhe jo ne ate qe realisht kane per per emrin e Shqiperise, te miren e shqiptareve apo njerezimit. Madje, pa me te voglin dyshim, po paragjykohen.
Te vijme tek e kaluara e afert, ajo qe ka vetem 27 vjet qe e kemi lene pas: komunizmi! Cdo here qe ka menifestime, perkujtime, festa qe lidhen me periudhen 1944- 1990, del ne skene anti- komunizmi por edhe komunistet. Humbasim aq shume energji me keto tema dhe ne menyre periodike, te pervitshme apo te permuajshme. Nese Skenderbeu i perket thellesise se shekujve duke u kthyer tashme ne legjende, nese Nene Tereza ka marre statusin nderkombetar dhe ne kemi vetem nje zgjedhje: te perfitojne ose jo nga imazhi i saj, per komunizmin jemi te gjithe bashkefajtore. Te pakten ata, te cilet nga viti 1990 qeverisin kete vend. Edhe pas 27 viteve, ai qe ne mase konsiderohet diktator komunist, mban akoma nderimet, titujt e dekoratat e shtetit shqiptar. Sepse edhe ne 45 vitet e komunizmit, ai ishte shteti shqiptar. Per ironi te fatit, nje parti qe doli pikerisht nga ajo qe krijoi bashke me te tjere diktatori ne 1941, sot ka ndermarre nismen ti heqe titujt, dekoratat jo vetem diktatorit por gjithe nomenklatures komuniste. Me ligj parlamenti! Shpresojme te mbyllet nje here e mire ky kapitull edhe pse personalisht mendoj se do te jete e veshtire pasi qe heqja e dekoratave, eshte vetem nje hap. Madje shume i shkurter.
Shteti ka ne doren e tij te gjithe mekanizmat e nevojshem per te mbyllur shume debate, duke ju imponuar edhe qytetareve te mos e mbajne koken pas gjithe kohen. Ashtu sic po veprohet me ligj per nje fragment te te kaluares se vonshme te vendit, mund te veprohet edhe per periudha te tjera. Mund te miratohet nje ligj qe mbron nga neperkembja, anatemimi, percmimi e fyerja simbolet tona, te cilat per hir te realitetit, te njohura boterisht, i kemi shume te pakta. Vetem keshtu mund te ndahemi njehere e mire nga e kaluara, e larget dhe e afert. Permes imponimit, per interesa me te larta te shtetit e kombit por edhe per te ecur perpara.